Showbiz

Pasi humbi rolin e “Batman” nga varësia e alkoolit, Ben Affleck protagonist në një tjetër film

Ka vetëm pak javë që ka përfunduar trajtimin e tij në një qendër rehabilitimi për varësinë nga alkooli por kjo e fundit i kushtoi shumë.

Përfaqësuesit e Hollywood të cilët do të krijojnë një tjetër histori filmike me superheroin legjendar, pushuan nga puna Ben Affleck për shkak se kurimi dhe rehabilitimi i tij i kushtuan një mal me para kompanisë së tyre.

46-vjeçari ka qenë aktori i fundit që ka luajtur këtë rol por ky do t’i besohet dikujt tjetër. Tashmë që është në një gjendje të mirë fizike, Affleck është gati të rikthehet në ekranin e madh por jo me një rol kaq të rëndësishëm.

Megjithatë në filmin “I Am Still Alive”, ylli i Hollywood, do të jetë jo vetëm protagonsit por edhe producent i këtij realizimi. Ai do të ketë rolin e një babai vajza e të cilit humbet në pyllin e egër të Kanadasë e vetme vetëm me qenin e saj.