Showbiz

Pasi kaloi shumë vështirësi për t’u bërë gati për dasmën e ëndrrave, Paris Hilton ndahet nga i fejuari

Paris Hilton zyrtarisht i ka dhënë fund fejesës së saj me partnerin prej 2 vitesh Chris Zylka.

Dyshja pritej të lidhnin kurorë për pak muaj ndërkohë që javët e fundit, Paris është marrë shumë seriozisht me përgatitjet për dasmën e ëndrrave.

Bukuroshja kishte zgjedhur aksesorët që i përshtateshin më së miri dhe plot 3 fustane nuserie ndërkohë që burime pranë saj kanë rrëfyer se dekorimi dhe arredimi për dasmën e saj ishin në perfeksion.

Duket se gjërat nuk funksionuan për çiftin e famshëm dhe vendimin për t’u ndarë e ka marrë pikërisht Paris. Sipërmarrësja e suksesshme mendon se Chris nuk është i përshtatshëm për të dhe ka vendosur që të mos ja harxhojë më kohën.

6 muajt e fundit lidhja e tyre në çift nuk po shkonte edhe aq mirë, mes tyre kishte gjithmonë debate madje as marrëdhënia seksuale nuk ishte si në fillim.