“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Kiara Titon e shohim tanimë çdo të diel në ekranin e Top Channel si një nga moderatoret e show-t të humorit “Portokalli”. Natyrisht që fansat e saj dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë këtë rikthim të sajin në ekran. Por, Kiara ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 839K.
Sa i përket bashkëprezantueses së saj, Nevina Shtylla numëron të njejtin numër ndjekësish teksa ka 452 K.
Këngëtari shumë i daashur Yll Limani numëron 1 mijë ndjekës më shumë duke shkuar kështu në 842 K.
Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Këtë herë me një emision të sajin. Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio është një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Ilnisa këtë javë ka humbur 1 mijë ndjekës dhe numëron tani 134K.
Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e zbuluan vetë ata përmes një postimi në “Instagram”, ku publikuan foton e parë. Në këtë pozë shfaqet këngëtari i njohur teksa mban vogëlushen në krah. Bardhi këtë javë ka fituar 4 mijë ndjekës dhe tashmë ka 394K.
Big Basta nga ana tjetër, një ndër artistët më të dashur për publikun, ka qenë mjaft aktiv në muzikë dhe së fundmi ka publikuar një bashkëpunim me Lyrical Son dhe Mc Kresha, “Ti m’ke braktis”, një këngë kjo e bazuar nga ajo e Rudolf Stambollës, “Kur gjethet bien në vjeshtë”. Big Basta ka fituar këtë javë 1.2K ndjekës dhe tani numëron 51.7 K në Instagram.
Artisti i njohur Marin, ka performuar para pak javësh edhe në spektaklin e humorit “Portokalli”. Një nga personazhet më në zë të momentit, ai ka humbur 1 mijë ndjekës dhe ka 160 K.