Showbiz

“Paska ende shpresë për ty”, Rihanna i tregon vendin fansit që u tall me ballin e saj

Kohët e fundit Rihanna është fokusuar vetëm në promovimin e produkteve të saj të reja të “Fenty Beauty” dhe në rrjetet sociale shohim shumë foto dhe video ku ajo përdor produktet e saj.

Në një video të postuar së fundmi Rihanna ka marrë një koment qesharak nga një fans që duket se nuk e ka pritur aspak mirë.

“Balli i Rihannas shkëlqen më shumë se e ardhmja ime” -shkroi komentuesi.

“Paska ende shpresë për ty pra” -ishte përgjigja e irrituar e këngëtares.