Sport

Pasuesi i Fadil Vokrrit zgjidhet në korrik

Fanela dhe logo të reja u prezantuan për përfaqësueset e të gjitha moshave në futbollin e Kosovës në një ceremoni, e cila nisi me një minutë heshtje për të nderuar ish-Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Federata e Futbollit të Kosovës vendosi gjithashtu datën e Kongresit të jashtëzakonshëm për zgjedhjen e presidentit të ri pas largimit të parakohshëm nga jeta të Fadil Vokrrit. Kuvendi do të mbahet të premten e 6 korrikut në Prishtinë.