Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Saide Buzi, e cila analizoi BBV5 dhe rrëfeu detaje nga aksidenti i tmerrshëm që bëri.
Kam pasur një aksident para dy-tre muajsh. Ishte një aksident i fortë, më kishte ndodhur diçka në familje dhe duke nxituar të shkoja tek ata e pësova dhe unë, një tragjedi në familje një tragjedi dhe unë. Mora mamin në telefon dhe më tha të shkoj shpejt sepse kishte bërë vëllai aksident, e ndërkohë që shkoj shpejt te ai e pësoj dhe unë.
Ishte një eksperiencë e keqe. Pata dëmtime të shtyllës kurrizore, qëndrova gati një muaj shtrirë. E kam parandjerë që do bëja aksident. E dija. E kisha mendjen vetëm te vëllai.