Showbiz

Paul McCartney: “Do të doja që ‘The Beatles’ të ishin ende këtu”

Sir Paul McCartney në një intervistë për “BBC Radio Scotland” u shpreh se i mungon shumë koha kur “The Beatles” ishin mjaft aktivë në muzikë.

Këngëtari i famshëm rrëfeu se shpeshherë sheh në ëndërr dy ish-pjesëtarët të cilët kanë ndërruar jetë John Lennon dhe George Harrison.

Ai i kujton me mall dhe rrëfen se largimi i tyre i parakoshhëm nga jeta është një fatkeqësi jo vetëm për familjarët dhe miqtë por për të gjithë dashamirësit e muzikës së tyre të cilët do të donin t’i shihnin në skenë edhe sot.

76-vjeçari shtoi se nëse ata do të ishin bashkë do të ishin të pandashëm dhe do të vazhdonin të publikonin prurje të reja muzikore madje do të udhëtonin në vende të ndryshme të botës për të dhënë koncerte.