Politikë

PD reagon pas deklaratës së Xhafajt, Alibeaj: Beteja do të jetë më e fortë!

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili hodhi poshtë akuzat e opozitës të cilat implikojnë vëllain e tij në trafik droge, reagoi Partia Demokratike. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se edhe Fatmir Xhafaj në daljen e sotme publike bëri të njëjtën gjë si Tahiri dikur, që u shfaq me lot në sy teksa kërcënonte Ramën. Alibeaj tha se Xhafaj paralajmëroi Ramën se nëse ikte ai, binte qeveria. Deputeti tha se beteja e opozitës do të vazhdojë me të njëjtën forcë.