Kuvendi njoftoi sot në mesditë se maxhoranca dhe opozita kishin arritur një pakt për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare në kuvend në seancën e nesërme. Bëhet fjalë për komisionin e reformës zgjedhore dhe atë të reformës territoriale.
Por pa ka kaluar më shumë se një orë nga njoftimi i Kuvendit, PD-ja e përgënjeshtroi duke thënë se kanë bërë tre kërkesa në Konferencën e Kryetarëve për mënyrën e funksionimit të komisioneve dhe pa marrë ende një përgjigje, nuk e japin votën.
Ndërkohë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi publikoi deklaratën e të ardhurave të Presidentit Bajram Begaj ku rezulton se në vitin 2023 ai teksa ka qenë kreu i Shtetit, është paguar edhe nga një spital privat. Sipas PD-së, ky është një ndër shtatë shkeljet e Kushtetutës që ka bërë Presidenti.
Socialistët dolën në mbrojtje të Begajt duke thënë se nuk ka arsye për ta shkarkuar.
Një ditë pas raportimit të Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve, kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të SPAK.