Në një fjalim emocional dhe me nota kritike në Parlamentin Europian, eurodeputeti belg Guy Verhofstadt thumboi krerët e Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Hungarisë. Epiqendra e reagimit të tij ishte çështja e refugjatëve. Verhofstadt tha se këto shtete sulmojnë Italinë, por vet nuk duan të pranojnë asgjë emigrantë. Ai e cilësoi skandal për Europën të mos arrijnë konsensus për krizën e refugjatëve. Belgu Guy Verhofstadt argumentoi se bëhet fjalë për një krizë politike europiane që maskohet pas emigrantëve.