Bota

Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania

Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, pas interesit të shprehur nga Presidenti Donald Trump, për një lëvizje të tillë. Referuar burimeve të rezervuara, “Washington Post” shkruan se “Zyrtarët po analizojnë koston dhe pasojat e dërgimit të një pjese apo dhe të 35 mijë ushtarëve amerikanë, në vendin e tyre ose në Poloni”. Vazhdimisht, shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka kritikuar aleatët e NATO-s, sidomos Gjermaninë, për faktin se nuk kanë shpenzuar 2% të Prodhimit Kombëtar për Mbrojtjen, siç është objektivi i paracaktuar i Aleancës.