Ndërsa në 12 Qershor pritet me padurim takimi mes Donald Trump-it e Kim Jong Un-it, Koreja e Veriut bën hapa prapa dhe i rikthehet kërcënimeve. Vendi komunist akuzon Shtetet e Bashkuara e në veçanti Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, John Bolton për deklarata të pakujdesshme, që fshehin qëllime aspak të mira ndaj Koresë së Veriut. Madje, Peniani paralajmëron se mund të tërhiqet nga takimi me shefin e Shtëpisë së Bardhë.