Bota

Pensionisti fiton mbi 2 milionë paund në lotari, do të habiteni kur të mësoni se për çfarë i përdori paratë!

Një pensionist britanik, John Spiby, përdori fitimin prej £2.4 milionë nga llotaria për të ngritur një laborator droge. Së bashku me djemtë e tij, ai ndërtoi një strukturë të sofistikuar për prodhimin e barnave të rreme me recetë, në stallat përballë shtëpisë së tij në Wigan.

Aktiviteti u zgjerua më pas në një laborator të dytë në një zonë industriale në Salford. Autoritetet thonë se rrjeti përfitoi rreth £288 milionë nga ky aktivitet kriminal. Gjatë kësaj periudhe, Spiby mburrej se “Elon dhe Jeff duhet të kenë kujdes”, duke iu referuar Musk dhe Bezos.