Kina ul për herë të parë bombardues në territoret e diskutueshme në detin e Kinës së Jugut, duke nxitur paralajmërime të reja nga amerikanët se po destabilizon rajonin. Deti i Kinës Jugore një nga rrugët kyç tregtare, është bërë subjekt pretendimesh nga 6 vende. Kina u akuzua se po e militarizon zonën në fjalë në mbështetje të pretendimeve të saj për zgjerim. Por, lëvizja e fundit mund të provokojë tensione të reja në rajon.