Pas dështimit në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetove ruse, Perëndimi po kthen sytë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Sirinë. Synohet që akuzat ndaj regjimit sirian mbi çështjen e përdorimit të armëve kimike të delegohen në Asamble. Ideja është që të ndiqet një rrugë e rrallë, e përdorur për herë të parë gjatë Luftës së Ftohtë. Deri tani, Moska ka shfrytëzuar plot 11 herë veton në Këshillin e Sigurimit, për të bllokuar çdo aksion të mundshëm që shënjestron aleatin e saj, Sirinë.