Politikë

Përfaqësues të opozitës kërkojnë verifikim dhe ngrirje të pasurisë së vëllait të Ministrit Xhafaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi kërkuan verifikim dhe ngrirje të pasurisë së vëllait të Ministrit të Brendshëm. Dy përfaqësuesit e opozitës i bënë thirrje Prokurorisë të zbatojë ligjin Antimafie. Ndërkaq edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për vëllanë e Ministrit të Brendshëm. Burime në Organin e Akuzës konfirmuan se do të kryhen verifikime pas deklaratave të fundit të Partisë Demokratike për Agron Xhafajn.  Sipas Prokurorisë, vëllai i Ministrit Xhafaj mund të bëhet objekt i ligjit “Antimafie”.