Argjentina debutoi në këtë Botëror përballë Islandës në Kupën e Botës 2018. Ndeshja e vlefshme për grupin D përfundoi para pak çastesh me rezultatin e barabartë 1-1. Golat u shënuan nga Aguero për Argjentinën dhe Finbogason për Islandën. Ndryshe nga Cristiano Ronaldo i cili shënoi një tripletë ndaj Spanjës mbrëmjen e djeshme , ylli i Argjentinës Lionel Messi ishte i pafat duke humbur edhe një penallti në min e 64.