Përfundoi para pak çastesh ndeshja Marok–Iran e grupit B me rezultatin 0-1. Më herët u luajt Egjipt-Uruguaj që përfundoi po me rezultatin 1-0. Ndërkaq në orën 20 : 00 luhet supersfida e mbrëmjes Spanjë – Portugali. Kjo është hera e dytë në histori që dy skuadrat përballen në Kupën e Botës. Në fazën e 1/16 të Botërorit Afrikë e Jugut 2010, Spanjollët eliminuan portugezët me rezultatin 1-0.