Eshtë mëse e dukshme fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet vendore të një dite më parë. Supriza e këtyre zgjedhjeve është Shkodra. Bastioni i të djathtëve duket se do të drejtohet nga socialisti Benet Beci, i cili ka një avantazh prej mbi 11 mijë votash më shumë se rivali i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahija.
Në Tiranë, Erion Veliaj i cili po shkon drejt një mandati të tretë kryeson me mbi 30 mijë vota kundrejt Belind Këlliçit të “Bashkë Fitojmë”. PS ka konfirmuar fitoren në bashki si Librazhdi, Elbasani, Korça, Vlora e është në avantazh në Berat, Gjirokastër e Fier. Ndërkohë në Durrës vijon numërimi. Emiriana Sako e PS-së kryeson me gati 7 mijë vota më shumë se rivali Igli Cara i “Bashkë Fitojmë”.
Deri tani ka përfunduar numërimi në 42 bashki nga 61 në total. Nga këto PS ka fituar deri tani 36 bashki, kundrejt “Bashkë Fitojmë” që ka fituar 6 bashki.
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi:
Të fituara nga Partia Socialiste:
1- Kolonjë fiton Erion Isai
2- Roskovec fiton Majlinda Bufi
3- Lezhë fiton Pjerin Ndreu
4 – Dropull fiton Dhimitraq Toli
5- Peqin fiton Bukurosh Maqi
6 – Tepelenë fiton Tërmet Peçi
7- Tropojë fiton Rexhë Byberi
8- Këlcyrë fiton Klement Ndoni
9 – Elbasan fiton Gledis Llatja
10 – Vorë fiton Blerim Shetra
11 Kamëz fiton Rakip Suli
12 Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
13 Klos fiton Valbona Kola
14 Rrogozinë fiton Edison Memolla
15 Gramsh fiton Besion Ajazi
16 – Pustec fiton Pali Kolefski
17 – Delvinë fiton Besmir Veli
18- Belsh fiton Arif Tafani
19- Lushnje fiton Eriselda Sefa
20 – Libohovë fiton Leonard Hide
21 – Konispol fiton Ergest Dule
22 – Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
23 – Skrapar fiton Adriatik Mema
24 – Përmet fiton Alma Hoxha
25- Mat fiton Agron Malaj
26 – Librazhd fiton Mariglen Disha
27 – Patos fiton Fatjon Duro
28 – Cerrik fiton Andis Salla
29 – Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
30 – Sarandë fiton Oltion Çaçi
31 – Korçë fiton Sotiraq Filo
32- Vlorë fiton Ermal Dredha
33 – Selenicë fiton Nertil Bellaj
34 – Devoll fiton Eduard Duro
35 – Maliq fiton Gëzim Topçiu
36-Vau i Dejës fiton Kristian Shkreli
Fitoi Koalicioni “Bashkë Fitojmë”:
1- Pukë fiton Rrok Dodaj
2- Fushë Arrëz fiton Hil Curri
3- Himarë fiton Fredi Beleri
4- Mirditë fiton Albert Mëlyshi
5- Memaliaj fiton Albert Malaj
6 – Has fiton Beqir Mulaj
Në Finiq në avantazh është Romeo Çakuli i “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”.