Aktualitet

Përfundon përballja e gjyqtarit të Tiranës Artan Lazaj me Komisionin e Vettingut

Pas më shumë se tre orësh me tension e debat përfundoi përballja e gjyqtarit të Tiranës Artan Lazaj me Komisionin e Vettingut. Ai rrëzoi gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që sipas tij bazohen në mos marrjen në konsideratë të fakteve reale. KPK deklaroi se sipas ILDKPI gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive. Ndërkaq vet gjyqtari mbrojti dhe aspektin profesional të punës së tij duke u shprehur se ka dhënë dënime të përjetshme dhe shumë prej personave të dënuar nuk janë arrestuar ende. Vendimi për rikonfirmimin ose jo në detyre të Lazajt do të shpallet në 11 korrik.