Bota

Përplasen bandat shqiptare në Belgjikë, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një përplasje mes dy bandave shquptare një natë më parë në Ans të Belgjikës i mori jetën një gruaje 43 vjeçare. Nga sherri masiv mes dy grupeve shqiptare mbetën të plagosur të paktën katër persona, ndërsa një grua ndërroi jetë teksa perpiqej të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ndërkohë, policia ka identifikuar disa prej shqiptarëve, por nuk ka bërë publik asnjë emër. Janë të paqarta shkaqet që degjeneruan në përdorimin e dhunës.