Aktualitet

Përplasje mes Kryemadhit e Ballës, jashtë sallës së Kuvendit

Ndërkaq, përplasjet politike nuk munguan as jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë dhe protagonistë ishin Monika Kryemadhi e Taulant Balla. Ndërsa kreu i grupit kuvendor socialist fliste për gazetarët, kryetarja e LSI-së iu afrua dhe po i rrihte shpatullat. Balla tha se “Gruaja e Presidentit bën zhurmuesen”, ndërsa Kryemadhi ia ktheu me fjalët: “Rri urtë, mos u merr, se s’jam marrë as me motrën dhe as me gruan tënde. Kujdes, Rama nuk të mbron dot, nuk bëhesh kështu Ministër i Brendshëm”.