Bota

Përsëri sulm me armë zjarri në një shkollë amerikane, 8 viktima

8 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë raportohen të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Santa Fe të Shteteve të Bashkuara. Agresori mësohet se është futur në një klasë arti dhe ka nisur të qëllojë studentët. Policia tha se ka shoqëruar një person ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. E gjithë zona është evakuuar ndërsa atutoritetet policore dhe ambulanca të shumta ndodhen në vendngjarje.