Bujar Muli i njohur ndryshe edhe si “Hulku i Kosovës” ka hyrë zyrtarisht në librin e Rekordeve Guinness për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup. “Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kilogramë dhe është arritur nga Bujar Muli, më 15 korrik 2023”,-thuhet në njoftimin e Guinness, duke shtuar se ai kishte thyer rekordin me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.
I lumtur për njohjen e këtij rekordi nga Guinness, Bujari publikoi dy fotografi në Facebook bashkangjitur me postimin ku bën të ditur arritjen e tij. Ai shkruan se:
Nder dhe krenari për mua që me forcën time arrita ta fus emrin e qytetit tim Vushtrrisë dhe vendin tim Kosovën në librin më të famshëm ne botë ‘Guiness World Record’.