Sociale

Pëson goditje cerebrale, shtrohet me urgjencë në spital Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është shtruar me urgjencë në spital, pas një goditjeje cerebrale. Ai ndodhet në kujdesin e mjekëve në shërbimin e neurologjisë në QSUT. Burime bëjnë me dije se është tek neurokirurgjia dhe gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Doktori i është nënshtruar një operacioni te spitali privat ndërsa është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se në periudhën e pandemisë ai u kthye në mjekun simbol, pasi çdo ditë informonte qytetarët për virusin e COVID-19.

Pipero ishte një ndër mjekët protagonistë gjatë pandemisë së koronavirusit, i shfaqur shpeshherë në studiot televizive për të folur rreth sëmundjes dhe mënyrave për ta përballuar atë. Pipero gjithashtu ishte avokat i fushatave të vaksinimit kundër Covid-19.