Showbiz

Pete Davidson në depresion, refuzon ndihmën e miqve të tij

Prej pak ditësh tashmë të gjithë janë të alarmuar për gjendjen depresive të komedianit Pete Davidson.

Ish i fejuari i këngëtares Ariana Grande së fundmi ka bërë një deklaratë shqetësuese rreth vetëvrasjes dhe faktit se nëse ai do të vdiste askush nuk do të vinte ujin në zjarr për të.

25-vjeçari shtoi se ka kërkuar ndihmën e miqve të tij më të mirë por ata kanë refuzuar ta kuptojnë e ta ndihmojnë. Këta të fundit në një deklaratë për “TMZ” u shprehën se është Pete ai i cili refuzon të ndihmohet dhe nuk ka dëshirë të flas me askënd.

Ai gjithashtu nuk ka pranuar ndihmë nga Ariana Grande pas ndarjes me të cilën gjendje e tij mendore u përkeqësua.