Në edicionin e katërt të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, janë shtuar disa banorë të rinj, dhe një prej tyre është Briseida, e cila është bërë e njohur për historinë e saj të dashurisë, pasi është e martuar me një djalë 10 vite më të ri se ajo.
Bashkë me partnerin, ajo ka hyrë në shtëpinë e “BBVA4”, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë e Brisildës për dashurinë e saj të parë.
Ajo ka shpërndarë një mesazh emocionues, duke thënë:
Unë ende e dua të dashurin tim të parë, atë që më ka shkaktuar dhimbje në zemër. Ky njeri nuk mund të harrohet asnjëherë, dhe do ta mbaj mend për gjithmonë. Lutem për të dhe familjen e tij. Ata më respektojnë dhe unë i respektoj po ashtu.