Gossip Showbiz

FOTO/Mbappé poston gabimisht të dashurën në Instagram dhe e fshin menjëherë sepse…

Kylian Mbappé është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për një postim misterioz në Instagram që u fshi vetëm pak sekonda pasi u publikua. Sulmuesi i Real Madridit publikoi një “story” ku shfaqej aktorja spanjolle Ester Expósito e veshur me fanellën e Kombëtares së Francës me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit. Edhe pse postimi u hoq menjëherë, disa ndjekës arritën ta fotografonin dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas influencerit Javi Hoyos, fotoja u publikua rreth orës 05:30 të mëngjesit, menjëherë pas humbjes së Francës ndaj Anglisë.

“Postimi zgjati vetëm disa sekonda”, shprehet Hoyos, duke shtuar se më pas përdoruesit që tentonin ta hapnin shihnin njoftimin se ajo nuk ishte më e disponueshme.

Sipas Hoyos, ekziston mundësia që futbollisti të ketë dashur ta publikonte foton vetëm për listën e tij të “Miqve të Ngushtë” në Instagram, por gabimisht ajo u bë e dukshme për të gjithë ndjekësit përpara se të fshihej.

Deri më tani, as Kylian Mbappé dhe as Ester Expósito nuk kanë reaguar publikisht për këtë episod apo për zërat që kanë nisur të qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme mes tyre.