Live From Tirana Showbiz

“Po luan me hijen e rëndë që ka”, Elton Tozaj parashikon finalistët e BBV4: “Laert Vasili, ai i tmerrshmi i studiove televizive…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të folur mbi spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Ai ka komentuar lojën e banorëve dhe debatet që kanë ndodhur së fundmi mes tyre…

Cilët sheh në finale dhe kush mendon se do ta fitojë BBV4?

Do të thoja katër finalistë. Rozana, Gerta, Gjesti dhe Laerti. Se kush do ta fitonte do të ishte një luftë shumë e fortë mes Rozanës dhe Gertës. Kam përshtypjen se ato të dyja, pa dashur, ose edhe me dashje, janë dy protagonistet kryesore të shtëpisë. Njëra është protagonistja, Rozana dhe tjetra është antagonistja, Gerta.

Laertin e shoh në finale, nëse fillon e luan. Deri tani po luan vetëm me emrin që ka, me hijen e rëndë që ka. Laert Vasili, ai i tmerrshmi i studiove televiziove që gjuan me ujë, por akoma nuk ka hyrë në lojë. Për mua kjo është strategji. Nëse fillon e luan pas 15 ose 20 ditësh do të thotë që nuk ka dashur të harxhojë forcat dhe nervat deri në këtë pikë dhe tani po fillon të luajë. Shpresoj që ta bëjë.