Botë e Çuditshme

Po rrëzohej nga dritarja, e reja heroinë shpëton qenin duke vendosur një kuti…

Një qen që po binte nga një dritare e katit të fundit të një blloku apartamentesh në Brazil mbijetoi pasi një fqinje arriti ta kapte në një kuti kartoni. Qeni, i quajtur Alicinha, kishte ikur nga dritarja e banesës së pronarit të tij. Fqinja Clarisse Saraiva da Silva, e cila jeton më poshtë, u lajmërua për qenin e rrezikuar dhe vrapoi te dritarja e saj për ta parë atë të ngjitur në një grilë.

Pasi zbuloi se pronari nuk ishte në shtëpi, ajo vendosi një batanije, kapi një kuti kartoni, e mbushi me rroba dhe e mbajti nga dritarja e saj. Një video tregon momentin tronditës që qeni humbet kontrollin dhe bie, përpara se Clarisse të arrijë ta kapë në kuti.