Aktualitet

Pogradec, banorët bllokojnë punimet në unazën e qytetit

Banorët e Vërdovës bllokuan punimet në unazën e qytetit të Pogradecit. Shkak për këtë protestë është kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë brenda në fshat, që sipas tyre ka dëmtuar edhe urat. Banorët e Vërdovës thonë se dy vjet më parë humbi jetën një grua për shkak të dëmtimit të urës, ndaj ata nuk lejojnë asnjë punim.