Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump-it, përfundoi pas hekurave. Një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me kusht. Prokurori Special Robert Muller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhje, akuzoi Manafortin se ishte përpjekur të manipulonte dëshmitarët para gjyqit. Analistët vlerësojnë se kërcënimi me shumë viteve burg mund ta bëjë të flasë, ish-bashkëpunëtorin e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara.