Mohamad Salah bën sërish bujë, këtë radhë me lajmin se mund t’i thotë lamtumirën përfaqësueses egjiptiane pas Botërorit të Rusisë. Vendimi nuk është diktuar nga zhgënjimi për rezultatet sportive, por për shkak të polemikave për shpalljen qytetar nderi të futbollistit Salah nga Presidenti i Çeçenisë Kadyrov. Ndërkaq reagimi nga Federata Egjiptiane e Futbollit ishte i menjëhershëm duke theksuar se askush në këtë institucion nuk kishte dijeni për largimin nga Kombëtarja të Salah.