I sapoemëruar në krye të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, sot do të marrë pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel. Ndalesa në kryeqendrën europiane i paraprin turit të vizitave në Arabinë Saudite, Izrael dhe Jordani. “Fazat e udhëtimit të parë të ish-kreut të CIA-s, tashmë, Sekretar Shteti, theksojnë rëndësinë e aleatëve dhe partnerëve kyç të Amerikës në rajon.