Bota

Pompeo publikon sot strategjinë e re të SHBA-së për Iranin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot pritet të njoftojë strategjinë e re të Uashingtonit për Iranin. Për Pompeo-n, ky do të jetë i pari fjalim i rëndësishëm që kur mori postin muajin e kaluar. Kryediplomati i Uashingtonit do të vendosë theksin te “rruga diplomatike” për arritjen e Marrëveshjes së re Bërthamore me Republikën Islamike. Dy javë më parë, Presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga pakti i firmosur në 2015-ën.