Pas dy ditësh, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, udhëton drejt Phenjanit, për të biseduar me Kim Jong Un/in rreth Denuklearizimit të Koresë së Veriut. Kjo do të jetë e para vizitë e Pompeos në vendin komunist, pas takimit historik të 12 Qershorit, mes dy presidentëve. Lideri korean u angazhua të punojë drejt Denuklearizimit të Gadishullit Korean.