Ulet për të 37-in vit rradhazi, numri i fëmijëve në Japoni. Kjo shihet si shenjë e qartë e dështimit të përpjekjeve për të ndalur plakjen e rëndë të popullësisë. Nga 1 prilli 2018, në Japoni janë 15.53 milionë fëmijë nën 14-vjeç, ulje me 170 mijë nga një vit më parë, një trend negativ që ka nisur që prej 1981-shit.