Fundjavën që sapo lamë pas një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë. Portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja është hedhur nga kati i 6-të i një pallati në rrugën “Medar Shtylla”.
24-vjeçari ndodhej në një gjendje të rëndë psikologjike teksa vendosi të ndërmarrë një hap thuajse fatal. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan futbollistin të merrte një hap kaq ekstrem ndërkohë që Federata Shqiptare e futbollit ka reaguar menjëherë duke thënë se gjendja e tij po monitorohet me shumë kujdes.
“Pas komunikimit me mjekun, familjarët dhe drejtuesit të Klubit të Partizanit, duhet t’ju bëjmë me dije se gjendja e ish-portierit të përfaqësueses U-21, është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët” ,-shkruhet në lajmërimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.