Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Natalie Portman bojkotoi një ceremoni në Izrael, ku do të nderohej me një çmim prej një milion dollarësh. Ajo argumentoi se nuk dëshiron të shfaqet si mbështetëse e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili do të mbante fjalim gjatë këtij eventi.Vendimi i Portman anulimin e ceremonisë së çmimeve prestigjioze “Genesis Prize”. Qeveria e Netanyahut tha se Portman është manipuluar nga fushata ndërkombëtare e udhëhequr prej palestinezëve për të bojkotuar Izraelin.