Sport

Prag ndeshje, Anglia vjen në Tiranë për një tjetër rekord/ Çfarë po ndodh në ‘Air Albania’

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është vetëm një gol larg një momenti historik.

Sulmuesi anglez mund të barazojë legjendën braziliane Pelé në kuotën e 77 golave me kombëtaren, nëse shënon ndaj Shqipërisë në ndeshjen që do të luhet në “Arenën Kombëtare”.

Edhe pse Kane do të zhvillojë ndeshjen e tij të 112-të me Anglinë – shumë më tepër se 92 paraqitjet e Pelés – rekordi mbetet i jashtëzakonshëm. Performanca e tij, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren, po shihet si një ndër periudhat më produktive të karrierës.

Sulmuesi i Bayern Munich ka shënuar 23 gola në 17 ndeshje këtë sezon, dhe mungesa e golit në fitoren 2-0 ndaj Serbisë u konsiderua më shumë si përjashtim sesa rregull.

I vetëdijshëm për mundësinë e arritjes së një tjetër milestone-i të madh pikërisht në Tiranë, Kane u shpreh: “Të jesh pranë një emri si Pelé flet vetë. Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me të, një lojtar me karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Kjo tregon sa larg kam arritur.”