Aktualitet

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë!

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, u ka përcjellë shqiptarëve urimet e presidentit amerikan Donald Trump për Ditën e Pavarësisë.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë”, shkroi Begaj në një postim në X, duke falenderuar homologun amerikan për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve.

“Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara”, shprehet Begaj.

Postimi i plotë:

Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë.

Faleminderit SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta.

Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara.

Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!