Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, planifikon të vizitojë Austrinë dhe Zvicrën, muajin e ardhshëm, në kohën e pasigurive për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore pas tërheqjes së SHBA. Rohani pritet të qëndrojë në Zvicër më 2 dhe 3 korrik për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Alain Berset, dhe më 4 korrik, do të takohet me homologun e tij austriak, Aleksander Van der Bellen, dhe kancelarin Sebastian Kurz.