Bëhuni gati për një marrëdhënie të re SHBA-Meksikë. Kështu nis artikulli i CNN që paralajmëron lexuesit se Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës është një kritik i ashpër i Donald Trump. Votuesit zgjodhën Andres Manuel Lopez Obrador, duke përkrahur platformën e tij të majtë si dhe kritikat që ai ka shprehur jo pak herë ndaj Presidentit Amerikan. Ai është zotuar të trajtojë sfidat më të ashpra të Meksikës, varfërinë, dhunën dhe korrupsionin.