Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro njoftoi ato që i quajti 30 ditët e racionalizimit të energjisë elektrike, vetëm pak pasi qeveria e tij njoftoi se do të shkurtonte kohëzgjatjen e ditës së punës dhe do të mbante shkollat mbyllur, për shkak të mungesës së energjisë në mbarë vendin. Megjithatë Maduro vuri theksin te “garantimi i furnizimit me ujë të pijshëm”. Venezula ndodhet në krizë të thellë ekonomike, nga normat therëse të inflacionit dhe “largimi i trurit”, pasi rreth 25 mijë persona të punësuar në sektorin energjetik kanë emigruar si pjesë e 2.7 milionë refugjatëve venezuelas që prej vitit 2015.