Zv/presidenti amerikan Mike Pence ndodhet në Amerikën Latine në një turne që synon inkurajimin e Venezuelës për të zgjidhur krizat ekonomike dhe humanitare. Gjatë këtij turi Pence foli me fjalë të ashpra për presidentin venezuelian Nicolás Maduro, duke thënë se “regjimi i tij i ka shtypur me forcë ata që e vunë në dyshim apo kritikuan sundimin e tij”. Kritikat nuk janë mirëpritur nga Maduro, i cili i është kundëpërgjigjur duke e quajtur zv/presidentin amerikan një ‘gjarpër’ helmues.