Aktualitet

Presidenti Macron pret të martën në Elysee kryeministrin Rama

Kryeministri Rama do të pritet nga Emmanuel Macron, më 15 Maj. Presidenti Francez iu përgjigj pozitivisht letrës personale të Ramës,  sa i takon zhbllokimit të qëndrimit të Francës lidhur me procesin e integrimit europian, në pritje të verdiktit të qershorit për negociatat. Konfirmohet se takimi Macron-Rama është parashikuar të zgjasë një orë, në Pallatin Elysee.  Dy javë më parë, shefi i Qeverisë u ndal në Gjermani ku takoi Kancelaren Merkel për të marrë mbështetjen e Berlinit në çeljen e negociatave të anëtarësimit europian të Shqipërisë.