Bota

Presidenti Trump në samitin e G7-ës

Presidenti i SHBA, Donald Trump pas samitit të G7-ës tha, për mediat se ai propozoi eliminimin e tarifave në bisedimet me anëtarët e tjerë në Kanada, pasi vendet e mëdha industriale luftuan për të zgjidhur dallimet në tregti. Trump tha se bisedimet me udhëheqësit e tjerë ishin “jashtëzakonisht produktive”, pavarësisht tensioneve mbi vendimin e tij për të vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit.