E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi. Ajo ka komentuar mbi banorët e “Big Brother VIP 4” dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpi…
Si e komenton situatën mes Eglit dhe Gjestit?
Ëndrra e Eglit për të pasur një familje perfekte dhe këtë historinë e dashurisë, po e shkatërron. Egli nuk është një vajzë me këmbë në tokë dhe nuk është një vajzë në kohët që po jetojmë. Ka një sjellje pak primitive në dashuri. Primitive nga vetë fakti që ajo është e dëshpëruar.
Një nga ngjarjet që më ka shokuar këtë javë tek ‘prime’ është se si Egli hodhi poshtë Rozanën, pas gjithë gjërave që Rozana ka bërë. Është ndryshe të jesh e dashuruar, është ndryshe të kesh karakter. Dashuria dhe karakteri nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nuk po e gjykon njeri për dashurinë ose fiksimin që ka për Gjestin, mund ta vazhdojë deri në fund, është mënyra e saj se si i përjeton gjërat. Por në momentin që ky djali nuk të flet dhe të poshtëron dhe ti ke një mike, banore që të mban krahun dhe rri fort me ty, ti minimumi nëse je femër me karakter, ti mund t’i thuash faleminderit dhe mos ta kundërshtosh aq ulët. Pse?! Sepse ky djali që deri dje ty nuk të fliste dhe të kthente kurrizin dhe ishte Rozana që të mbante, t’u kthye ty një ditë në orën 2 të natës dhe të tha ‘hajde tek krevati’, ti ta hedhësh poshtë, do të thotë që ti nuk ke karakter. Ky është problemi dhe për këtë po gjykohet.