Bota

Princi Charles do të jetë kreu i radhës i Commonwealthit

Princi i Wellsit do të pasojë Mbretëreshën Elizabeth II në krye të Commonwealthit. Më herët, Kryeministrja britanike, Theresa May, dhe ai kanadez, Justin Trudeau, kishin dhënë mbështetjen e tyre për Princin Charles. Udhëheqësit e Commonwealthit diskutuan çështjen në një takim me dyer të mbyllura, në kështjellën “Windsor”. Dy ditë më parë, Mbretëresha Elizabeth deklaroi se ishte dëshira e saj që Princi Charles ta pasonte në këtë rol.