Bota

Princi Harry e Meghan Markle tashmë burrë e grua

Princi Harry e Megan Markle janë burrë e grua. Në ceremoninë një orëshe në Kishën Shën Xhorxhis, në Kështjellën e Uindsor-it, në praninë e 600 të ftuarve, Harry dhe Megan i thanë PO njëri tjetrit e këmbyen unazat. Tashmë, ata janë Duka dhe Dukesha e Saseksit, tituj të vendosur nga Mbretëresha Elizabetë e Anglisë. “Je e mrekullueshme”, ishin fjalët e para të Princit drejtuar nuses, e cila e veshur me një fustan të bardhë, me vlerë 100 mijë stërlina u shoqërua drejt altarit nga vjehrri i saj, Princi Çarls.